Dy vlonjatë janë arrestuar me akuzën se vidhnin motoçikleta në Fier dhe i shisnin në Vlorë.

Në prangat e uniformave blu ranë shtetasit me iniciale E. M., 39 vjeç, dhe S. T., 36 vjeç.Gjatë operacionit të koduar “Vizitori”, në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 4 motoçikleta të vjedhura.

“Shtetasi E. M., vidhte motoçikletat në qytetin e Fierit dhe ja jepte shtetasit S. T., i cili më pas i shiste në Bishan të Vlorës. (Vjedhje këto të ndodhura gjatë muajit Prill),”-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakPRESIDENTJA KROATE: BE-JA KRIJOI VAKUM TË RREZIKSHËM NË BALLKAN
Artikulli tjetërNUK KANË DEKLARUAR PASURINË, GJOBITEN 112 ZYRTARË TË LARTË, 50 RASTE NË PROKURORI