Edhe sot, të rinjtë janë grumbulluar në universitete për të protestuar, në vijim të tubimeve të zhvilluara gjatë ditëve të fundit.

Këtë të martë, grumbullimi ka nisur në Universitetin Politeknik, ku një grup studentësh, me pankarta në duar, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Disa ditë më parë, studentët u ndalën në auditorët e disa universiteteve, ku hynë në klasa dhe u kërkuan edhe studentëve që po zhvillonin mësim të bojkotonin procesin mësimor dhe t’u bashkoheshin protestave.

Protesta e zhvilluar një ditë më parë ishte e qetë dhe nuk u raportuan incidente.

Ndërkohë, Policia bëri të ditur se janë vendosur 16 gjoba pas hyrjes në fuqi të aktit normativ për tubimet. Sipas policisë, masat janë marrë për bllokimin e rrugëve gjatë protestave.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTAKSA TË REJA PËR MAKINAT ELEKTRIKE DHE TË HUAJA, MBI 10 MIJË AUTOMJETE PREKEN NGA NDRYSHIMET
Artikulli tjetërAVOKATI NDRECA: MINISTRI GOGU SHKOI NË PARABURGIMIN E FIERIT NË ORËN 10:30 TË DARKËS, TAKIM ME VELIAJN NË ZYRËN E DREJTORIT