Vijojnë punimet intensive në rrugën “Ura e Mesit”- Drisht në njësinë administrative të Postribës.

Pritet që kjo rrugë e rëndësishme të ketë përfunduar plotësisht brenda afateve të parashikuara.

Puna tashmë ka hyrë në një faze më të avancuar të grafikut të punimeve duke u përqendruar në ndërtimin e trupit të rrugës, si dhe në seistemimin e kanaleve kulluese që do të shërbejnë për të mbledhur të gjith ujrat e shiut të cilat krijohen në rrugë gjatë dimrit.

Sipas inxhinierëve , punimet momentalisht konsistojnë në fazën e parë, e më pas do të nisë puna për fazën tjetër atë të dytë që ka të bëjë me shtrimin me cakull e stabilizant .Gjatësia e rrugës që ka nisur të rikonstruktohet është 1060 metër linear dhe është

planifikuar shtrim me asfalt në një sipërfaqe 4240 metër katror, punime për kanalizimet e ujrave të bardha-, strukturë monolite betoni për kanale anësore, sinjalistikë vertikate dhe horizontale. Kjo rrugë ka një impakt të madh në standartin e jetës së banorëve të Postribës, duke qënë se është edhe një aks që lidh vendin me disa pika të rëndësishme të turizmit.

Artikulli paraprakPËRFUNDON VERA E NXEHTË, I LË VENDIN VJESHTËS
Artikulli tjetërSHKODËR, RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “ZABELEJ”