Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish liderit demokrat Lulzim Basha duke e siguruar se s’ka as negociata dhe as marrëveshje.

Ai e garanton se me Greqinë nuk ka pasur negociatat me qeverinë e re, kurse me atë të vjetrën e SYRIZA s’është arritur marrëveshje.

Rama akuzon Bashën se do teatër për të zbavitur ata që vijnë në shfaqje.

STATUSI NGA EDI RAMA
Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s’ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s’është arritur?!Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata!

Artikulli paraprak”HAPU DET…”, BASHA I PËRGJIGJET RAMËS: LERI DËRDËLLITJET PREJ RRUGACI, BËJ TRANSPARENCË Ç’PO NDODH ME NEGOCIATAT
Artikulli tjetërVIDEO/ HAPET DOSJA E SIGURIMIT TË SHTETIT PËR MARTIN CAMAJN, JA ÇFARË THUHET PËR SHKRIMTARIN