Ashtu siç kishte paralajmëruar këtë të hënë gazetari i gazetës gjermane ‘Bild’ Pieter Tiede ka publikuar përgjimet e dyta nga dosja “184” për zgjedhjet në bashkinë e Dibrës.

Përgjimet e para të gazetarit gjerman u publikuan në datë 5 Qershor, pikërisht dita kur lideri i opozitës Lulzim Basha ishte në Gjermani për të lobuar kundër hapjes së negociatave.

Ndërsa përgjimet e dyta dolën sot, pra një ditë para mbledhjes së krerëve të shteteve të Bashkimit Europian, ku pikërisht në 18 Qershor do të vendoset për zgjerimin e unionit, që përfshin edhe fatin e Shqipërisë në lidhje me negociatat.

Përgjimi 6 : Arben Keshi në telefonatë me një person të paidentifikuar (0686913636)

Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka te fikur telefonin, por nuk po vjen.
0686913636: Ah, dëgjo vëllain këtu
Arben Keshi: Hë
0686913636: Ai që nuk pranoi ofertën këtë javë
Arben Keshi: Po
0686913636: Ka ardhur duke më kërkuar. Është këtu xhaxhai i vet.
Arben Keshi: (Qesh). Mirë, e di vetë.
0686913636: Kështu ti. Ai Xhevati thotë mbarova punë.
Arben Keshi: Mbaroi
0686913636: Ndërsa e dyta është rreth …(Nuk kuptohet)
Arben Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot
0686913636: Ok

Përgjimi 13-të/ Biseda mes drejtorit të Arsimit në Dibër Drini Gjeçi me Lavdrim Muratin

Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?
Lavdrim Murati: Po.
Drini Gjeçi:Drejtori i Arsimit të flet.
Lavdrim Murati: Urdhro.
Drini Gjeçi:A ke votuar?
Lavdrim Murati: Jo akoma.
Drini Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?
Lavdrim Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.
Drini Gjeçi:Çfarë radhe?
Lavdrim Murati: Radha or ti.
Drini Gjeçi:Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.
Lavdrim Murati: Ça flet o drejtor?
Drini Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua. Pesë vota sa ke
Lavdrim Murati: Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.
Drini Gjeçi:Këtë llaf po të them. Ti e di vetë.
Lavdrim Murati: Në rregull.

Përgjimi 11

Biseda e plote:
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!
Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je?
Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?
Pjerin Ndreu: A je mire si ke qenë?
Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!
Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.
Drini Gjeçi: Reshatit?
Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, I thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që I çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: PO
Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënë. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet.
Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.

Përgjimi 16-të/ Biseda mes Bekim Krashit me një votues (Drini)

Votuesi: Mgjes
Bekim Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?
Votuesi: Asgjë, mirë
Bekim Krashi: Ha…?
Votuesi: Me çarë do të votojmë na?
Bekim Krashi: Kush?
Votuesi: Drini more jam
Bekim Krashi: Njëshi, njëshi, Drini
Votuesi: Me cfarë do votojmë, me cfarë do ta konfirmojmë votën?
Bekim Krashi: Nuk e di do të vij që të takoj nga afër
Votuesi: A do të vish?
Bekim Krashi: T’u ardh jam
Votuesi: Hajde pra hajde

Përgjimi 15-të/ Biseda mes Bekim Krashit dhe një tjetër personi për votat

Bekim Krashi: Alo
0686795208: O Bekim si je a je mirë?
Bekim Krashi: Hë, cfarë ke brë si ja kalove?
0686795208: Ca ke bërë, si ja kalove?
Bekim Krashi: Hë…
0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës
Bekim Krashi: Po
0686795208: Ka tre vota
Bekim Krashi: Po
0686795208: Po ai do dicka mor burri dheut si do ja bëjmë?
Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?
0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë
Bekim Krashi: Sa?
0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu
Bekim Krashi: Kush Fiqiri?
0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, a është me letra
Bekim Krashi: Hë se letrat do mi japin një më njo
0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?
Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t’i jap ndonjë gjo
0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?
Bekim Krashi: Sa vota ka?
0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha
Bekim Krashi: 5
0686795208: Eeee
Bekim Krashi: T’u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?
0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?
Bekim Krashi: Jo mo jo, nga një 40 çe apo 30 çe për kokë
0686795208: 40 për votë ëëëë?
Bekim Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre
0686795208: Po, 100 mij ëlekë, po atij që ka dy vota?
Bekim Krashi: Atij ti japim jnë 60-70 mijë leksh
0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, dmth ti japim edhe 20 të tjera plus
Bekim Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edh e20
0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim
Bekim Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet ooo
0686795208: Hë?
Bekim Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon
0686795208: T’kuptoj, t’kuptoj, shihi vetë tani
Bekim Krashi: Falimnerit, mirupafshim

Përgjimi 5
Arben Keshi: Hë mo
068 69 13 636: A u nis ai
Arben Keshi: Po mo Çakran
068 69 13 636: E, për zotin nuk ka lëvizur hic
Arben Keshi: Jo nuk ka lëvizur o burr. Sa më mori, më tha ka mbaru me gjithë ata që ka polic. Lëri se të disinfomojnë o shok, siç u ngatërruan me Tanin dhe ata se nuk ka qenë në list hiç ajo Uruçi.
068 69 13 636: Më mori Nexhipi për.. (nuk kuptohet se cfarë thuhet)
Arben Keshi: Nexhipi (nuk kuptohet) ndoshta nuk ka qenë në listë. Më jep emrin, të takoj Shabanin
068 69 13 636: Ma jep emrin e Nexhipit ta marr unë në telefon
068 69 13 636: Ok
Telefonata e dyte
Arben Keshi: Xhabir Elezi Sokol.
067 55 90 725: Po
Arben Keshi: Ka ndonjë gjë, i ke dhënë gjë s’i ke thënë, s’e di
067 55 90 725: Po po të dyve
Arben Keshi: Ai ka ardhur këtu thotë jo
067 55 90 725: Ka ardh Xhabiri? Merre me vete, bjera nga unë
Arben Keshi: Mirë
Telefonata e trete
Arben Keshi: E ke aty apo flet kot ai?
068 69 13 636: Jo mo do të duash ti ta sjell
Arben Keshi: Ai thotë merre me vete, sepse i thash e kam me vete. Merre me vete tha dhe ma sill mua. Unë ja kam dhënë – tha.
068 69 13 636: Ok.

Përgjimi 14-të/ Biseda mes Bekim Krashit dhe Damin Gjiknurit

Bekim Krashi: Po shef
Damian Gjiknuri: O Bekim, ore tashi, për të mbuluar atë pjesën e transportit, ju edhe jeni mshtet për për atë punën
Bekim Krashi: Po ne në fakt me thënë të drejtën, nuk jemi shumë të mbështet, por unë njoh ca zona, që i kam lajmëruar
Damian Gjiknuri: Po mirë mo merri ato gjërat dhe kërko mbështetje
Bekim Krashi: Po menaxhoj pra
Damian Gjiknuri: Hajt
Bekim Krashi: Tani sa ti marr po vij atje
Damian Gjiknuri: Hajt
Bekim Krashi: Po vij atje pa merak

Përgjimi 3
Arben Keshi: Ku je zhdukur
Numri 0685922860: A u lodhe?
Arben Keshi: Ku shkove?
Numri 0685922860: Jam te Tasia, këtu poshtë.
Arben Keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasia
Arben Keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasie Lleshi
Arben Keshi: Çfarë thotë?
Numri 0685922860: Nuk do ai Refiku
Arben Keshi: Mirë
Numri 0685922860: Ai tha te 30, por 30 nuk mundem…
Arben Keshi: Po leje, nëse nuk i duan leje, të shkojnë te PD-ja.
Numri 0685922860: Okej, dakord.

Artikulli paraprakPËRGJIMET E DYTA TË ‘BILD’, REAGON RAMA: NXIS PROKURORINË TË VIJOJË HETIMET
Artikulli tjetërGRABITET KASAFORTA E NJË BIZNESI NË AUTOSTRADË