Punimet në bllokun e pallateve në rrugën “Isuf Sokoli”, po ecin me ritme të larta për përfundimin e punimeve brënda afateve të përcaktuara në kontratën me firmën kontraktuese. Deri tani ka përfunduar rikonstruksioni i 6 fasadave të pallateve, ndërkohë që është punuar edhe në rrjetin nëntokësor të këtij blloku pallatesh. Për banorët ky investim, I pari pas thuajse 30 vitesh, jo vetëm që është mirëpritur por do ti ndryshojë pamjen kësaj zone.

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” është një investim i bashkisë Shkodër me fondet e saj dhe kap vlerën e 42 milion lekëve të reja.

Artikulli paraprakBERISHA MUND BASHËN/ VULA DHE LOGO E PD I TAKON RITHEMELIMIT, LIHET NË FUQI “ZHUKRI”
Artikulli tjetërFINALIZOHET OPERACIONI “DANUBI 9”, ARRESTOHET 44 VJEÇARI