Është arrestuar një tjetër person në Shkodër pasi ishte i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për drogën e kapur në Velipojë. Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi dyshohet si bashkëpunëtor për drogën prej 1.5 ton që u kap në Velipojë.

Burimet bejne me dije se Gjovalin Ndoj ishte si pasagjer në fugonin që ndodhej sasia e dorgës që drejtohej nga efektivi i policisë Enriko Zyle. Ne njoftimin e policise Shkoder jepet detaje ne lidhje me arrestimin e 30 vjecarit Ndoj. Në vijim të operacionit “VILUNI BEACH, ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim: Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, banues në Lezhë Ndalimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi më datë 11.11.2017 është bërë shpallja në kërkim e tij si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar po me këtë datë ku u sekuestruan 1502 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet do i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 283/a 25 dhe 22 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHOQËROHEN NË POLICI SHTATË ZYRTARË TË HIPOTEKËS
Artikulli tjetërSENSIBILIZOHEMI KUNDËR DIABETIT