Në njësinë administrative Rrethina, disa fshatra shfaqin problematikën e mungesës së investimeve në infrastrukturën rrugore. I tillë është rasti I fshatit Vinotekë, ku rruga e kishës vijon të jetë e amortizuar prej më shumë se 30 vitesh. Mungesa e ndërhyrjes snë këtë oznë ka bërë që banorët të përballen me vështirësi, kryesisht në ditët që bie shi dhe rruga mbulohet nga uji.

Disa herë është premtuar rikonstruksioni I kësaj rruge ku jetojnë rreth 100 familje, por pavarësisht thirrjes së banorëve, ende nuk ka nisur puna nga bashkia Shkodër.

Artikulli paraprakLEZHA PA UDHËRRËFYES TURISTIK
Artikulli tjetërETAPA E PARË E KUPËS “AGIM TAFILI”