Epidemia gripale ka arritur kulmin e saj në Shqipëri. Mbi 23 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në të gjithë vendin vetëm në një javë, ndërsa 9 prej tyre janë në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Vetëm në Sanatorium, përgjatë 24 orëve paraqiten në Urgjencë 50 raste, e po kaq edhe në klinikë. Një pjesë e tyre kanë nevojë për shtrim, si pasojë e komplikacioneve. Në vendin tonë, ashtu si në të gjithë Europën, në qarkullim është virusi AH1N1, që sipas mjekëve, shkakton komplikacione të rënda në rrugët e frymëmarrjes dhe pneumoni.

Kategoritë më të prekura deri me tani janë të moshuarit dhe fëmijët.

Artikulli paraprakIKMT AKSION TEK SHKËMBI I KAVAJËS, PRONARËT E BIZNESEVE BËJNË REZISTENCË
Artikulli tjetërME PARATË E BIZNESMENIT PANË EL- CLASSICO,KLD PEZULLON 3 GJYQTARËT