Vitit 2018, do të jetë viti i Skënderbeut”.

Është ky vendimi i parë që do të marrë qeveria “Rama ll”, sapo të marrë zyrtarisht detyrën. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri në rrjetet sociale, rreth orës 20.00 të kësaj të marte, ku shkruan: “Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 viti i Skenderbeut”.

Sipas kryeministrit do të ngrihet një komision i posaçëm për organizimin dhe promovimin e këtij viti, pasi krahas 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut janë edhe tre përvjetorë të tjerë. “Një Komision i Posaçëm do të ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar.

Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare”, shkruan Rama. Rama kërkon që kushdo të japë ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve për këtë event.

Artikulli paraprakBETOHET SHEFI I SHTABIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA
Artikulli tjetërNË 8 MUAJ SEKUESTROHET 62.2 TON KANABIS