190 mijë fëmijë do të marrin libra falas këtë vit të ri shkollor. Deklarata vjen nga kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mësues të ciklit 9-vjecar në kryeministri, në prani edhe të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Në fjalën e tij para mësuesve Rama u shpreh se falë reformave dhe progresit të bërë, sot e kemi këtë mundësi të re për të kursyer miliona euro shpenzime të familjeve të nxënësve nga klasa e parë tek e katërta.

‘Vitin tjetër librat do të jenë falas edhe për klasën e V dhe në fund të mandatit, synojmë mundësinë që për të gjithë nxënësit me arsimin e detyruar librat shkollore të jenë falas.’ – U shpreh Rama.

Duke u ndalur në vitin e ri shkollor që pritet të nis në 17 shtator, kryeministri tha se 10 mijë nxënës këtë vit që hyjnë në mjedise të tërësisht të rindëtuara.

Ka ende mjedise për t’u rindërtuar. Por krenaria e punës sonë është fakti që cdo vit në shkolla po hyjnë mësues sipas meritës. Kjo është kryesorja. Politika ka dalë nga shkolla dhe merita ka hyrë në shkollë.’- vijoi më tej kreu i qeverisë,

ndërsa theksoi se është shumë e rëndësishme që gjithë komuniteti i arsimit, nga ministria te drejtoritë, të do të hyjnë në një fazë reformimi, të bëjmë detyrën për të dhënë libra falas.

Ndërsa uroi mësuesit për një vit shkollor sa më pozitiv, Rama nuk la pa përmedur edhe pagat e mësuesve.

‘Uroj një vit me sa më shumë sodisfaksione dhe pozitiv. Nuk e kemi harruar, që edhe pse janë rritur rrogat tuaja kanë nevojë për më shumë rritje. Por cdo gjë sipas mundësive’- përfundoi kryeministri.

Artikulli paraprakPD MBLEDH GRUPIN, 3 SHTYLLAT E AKSIONIT OPOZITAR, BASHA: LUFTË FRONTALE KRIMIT!
Artikulli tjetërMBANIN USHQIMET NË AMBIENTE ME MYK E LAGËSHTI, MBYLLEN DY RESTORANTE