Ambasada amerikane në Tiranë përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje për të gjithë ata që duan të marrin vizë për bashkim fejese apo martese.

Ambasada e SHBA deklaron se ka shumë mundësi që të ribashkohen me partnerin në Amerikë. Sipas saj për çiftet e fejuara koha është më e shpejtë, por ka më shumë procedura pasi të hyhet në SHBA.

Në njoftimin e dhënë nga ambasada thuhet që për çiftet e martuara koha është 18 muaj.

Njoftimi

“🇦🇱️ | Ka shumë mundësi për ju që të ribashkoheni me partnerin tuaj në Amerikë. Zgjidhni se cila nga to është më e mira për ju. Nëse keni paqartësi, më pyesni. #PyetAnen Vizë fejese apo martese? Viza e fejesës është më e shpejtë, por ka më shumë procedura pasi ju të hyni në SHBA. Për çiftet e fejuara koha e përafërt e udhëtimit 9 muaj. Për çiftet e martuara koha e përafërt e udhëtimit 18 muaj”, shkruan ambasada e SHBA.

Artikulli paraprakMACRON: BE TË REFORMOHET PARA SE TË HAPË NEGOCIATAT ME TIRANËN DHE SHKUPIN
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI ITALIAN: KTHIMI I ALVINIT LAJM I GËZUAR, FITORE E DIPLOMACISË