Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme procedurat që duhet të ndiqni në rast se doni të kryeni vizita shëndetësore.

“Nga sot në www.e-albania.al edhe leje – daljet për arsye shëndetësore

Kujdes! Qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën!

Qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person tjetër!

Autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi

Ndiqni procedurën e thjeshtë në e-albania

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania

– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj

-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”

-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;

-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij

Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin
Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.
Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania

Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal”, shkruan Rama.

 

Artikulli paraprakLISTA E 55 AKTIVITETEVE QË VIJOJNË TË JENË ENDE TË MBYLLURA
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA ARRESTON 23-VJEÇARIN PËR FAJDE