Përfundon hetimi administrativ për ngjarjen në depon e municionit në bazen detare të Pashalimanit. Hetimi i drejtuar nga Shtabi i Përgjithshem i FA ngarkon me përgjegjësi të gjithë linjën në drejtim të komandimit në Forcen Detare dhe Bazën e Pashalimanit.

Në baze të hetimit, pergjegjësia për masat e sigurisë në bazen detare, i ngarkohet komandantit të Forcës Detare, komandantit të bazës dhe të gjithë linjes së komandimit .

Ministri i Mbrojtjes me propozim të Shefit të Shtabit të Pergjithshme shkarkon 15 ushtarakë pergjegjës në drejtim-komandimin dhe çeshtjet të sigurisë dhe ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit.

Ministri i Mbrojtjes nisur nga rezultatet e hetimit administrativ i ka propozuar Presidentit te Republikes, shkarkimim e komandantit të Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani.

Artikulli paraprakBASHA THËRRET LEZHJANËT NË TIRANË: RAMA KRYEMINISTËR NGA GJUSHI
Artikulli tjetërGJERMANIA: PENALIZIM PËR AZILKËRKUESIT QË GËNJEJNË