Rastet kur nusja dhunon vjehrrën janë të shumta, por nuk mungojnë edhe ato rastet kur vjehrra ngre dorë mbi nusen.

I tillë është edhe rasti i një 48-vjeçareje nga Kamenisa e Korçës, e cila pas ngjarjes u arrestua nga policia.

Bëhet fjalë për Shegë Bezolli, 48 vjeçe.Në njoftimin e policise thuhet se: “Arrestimi i saj u bë pasi, në Kamenicë, kjo shtetase për motive të dobëta,

dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të saj, shtetases F.B, 23 vjeçe, si edhe ka dëmtuar derën e një dhome të banesës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakKOMISIONERI PUBLIK ANKIMON VENDIMIN, KËRKON SHKARKIMIN E XHEZAIR ZAGANJORIT
Artikulli tjetërSHPËRNDANTE DROGË NË SHKOLLA, ARRESTOHET 17 – VJEÇARI