Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e strukturave shëndetësore, lidhur me situatën epidemiologjike në vend dhe masat që po zbatohen për përballimin e saj. Vendin kryesor në diskutim e zuri vaksinimi si mjeti më i mirë parandalues. Postimi i ministres :
Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi.
Strukturat shëndetësore janë në gadishmëri duke kryer:
Monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend;
Vijimin e vaksinimit falas kundër gripit për grupet e rrezikuara;
Ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave të stinës;
Përforcimin e survejancës për infeksionet respiratore në mbrojtje të shëndetit publik.
Parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë: vaksinimin. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj!

Artikulli paraprak“VIRUSI I PËRHAPUR NË KINË NUK PËRBËN RREZIK PANDEMIE”, OBSH: HMPV KA NEVOJË PËR TRAJTIM TË…
Artikulli tjetërKOSOVA NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR TREGTI TË LIRË ME EFTA-N