Plot katër ndeshje i janë bërë Vllaznisë që nuk fiton. Të parën dhe të vetmen në këtë kampionat e ka arritur pikërisht në javën e parë të tij, në ndeshjen e luajtur në Fier ndaj Lushnjës ku triumfuan me rezultatin 2-0.

U duk një nisje e mbarë e kuqebluve dhe u shpresua për të tjera fitore por deri më sot nuk ka një fitore të dytë të arritur. Vetëm dy barazime dhe dy humbje në këto katër ndeshjet e fundit dhe kjo situatë e krijuar ka mërzitur edhe tifozët që e kanë braktisur skuadrën shkodrane. Për këto arsye skuadra është fokusuar shumë tek takimi i rradhës me Kamzën.

Ndonëse në pamje të parë është shumë i vështirë, për më tepër që kamzalinjtë vijnë pas një fitore shumë të rëndësishme që kanë arritur në Gjirokastër, shkodranët duken të vendosur për të marrë një rezultat pozitiv. Trajneri Cungu momentalisht i ka sytë nga lojtarët që shfaqen probleme ndaj Luftëtarit, pasi Marku, Çinari e Ribaj dolën për shkak dëmtimesh. Nëse ata janë të pamundur për të luajtur kjo do të krijonte jo pak probleme për stafin teknik sepse sidomos në mbrojtje dhe në sulm ka pak alternativa megjithatë do të gjendet një zgjidhje.

Takimi i rradhës konsiderohet shumë i vështirë dhe për këtë arsye, e mira do të ishte që të ishte i gjithë kontigjenti i futbollistëve në dispozicion por me shumë të ngjarë nuk do të ndodhë kështu dhe për rrjedhojë, do të shikohet mundësia për të hedhur në fushë ata lojtarë të cilët mund t’i zëvendësojnë siç duhet futbollistët që mund të mungojnë.

Artikulli paraprakSHKODRANET KUNDËR DHUNËS NDAJ KAFSHËVE!
Artikulli tjetër“NË QYTETIN TONË, VENDOSIM EDHE NE”