Rreth 570 milion lekë të vjetra do të jetë fondi për vitin 2016 për klubin e futbollit Vllaznia që është parashikuar në buxhetin e këtij viti.

Në krahasim me 2015-ën ka më shumë se një dyfishim por në ndryshim nuk do të ketë fonde të tjera të miratuara nga këshilli bashkiak siç ka ndodhur më parë. Në fondin prej 570 milion lekë të vjetra nuk janë përllogaritur të ardhurat që mund të sjellë stadiumi i ri “Loro Boriçi”. Kryebashkiakja Voltana Ademi dha mbështetje për Vllazninë ndërsa nuk përjashtoi afrimin e ndonjë biznesmeni pranë ekipit ndërsa kërkoi një mirëmenaxhim më të mirë tek akademia. Stadiumin “Loro Boriçi” po ashtu e quajti jo vetëm një vlerë por edhe një aset që sjell të ardhura dhe për mirëmbajtjen e stadiumit bashkia ka parashikuar një shumë prej 100 milion lekë të vjetra. Një mbështetje do të ketë edhe për “Sport Klub Vllaznia teksa investimet aty nuk do të jenë më shumë se 3%. Në të njëjtën kohë për 2016-ën janë parashikuar ndërtimi i disa fushave sportive në disiplina të ndryshme bashkë me partneritetin e bizneseve apo edhe aktivitete të tjera sportive në shkolla apo plazhin e Velipojës.

Artikulli paraprakTURNEU, VLLAZNIA U-16 BARAZON 1-1 ME LOKOMOTIVËN E MOSKËS
Artikulli tjetërBUJQËSIA, PYJET DHE MJEDISI PËRMBYLLIN DËGJESAT PUBLIKE PËR BUXHETIN