Përgjegjësia për rënien e Vllaznisë nga Superliga nuk i takon vetëm drejtuesve aktual por edhe atyre më përpara për shkak të problematikës së trashëguar.

Kështu u shpreh kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e cila nga ana tjetër pranon edhe dështimin e përpjekjeve të saj. Një ndikim në rrëzimin e Vllaznisë sipas kryebashkiakes ka patur edhe politika.

Kryebashkiakja mohon se të fortët dhe frika nga ana e tyre të ketë ndikuar tek Vllaznia. Një përgjegjësi edhe më të madhe për rënien e Vllaznisë Ademi ia faturon aspektit teknik që do të thotë se fajtorë janë trajnerët dhe lojtarët.

Ajo që kërkohet është edhe emërimi sa më shpejt i administratorit të ri ndërsa Ademi pranon bisedën me Suad Licin si një mundësi për administrator.

Një shpejtësi kryebashkiakja kërkon edhe për privatizimin e Vllaznisë.

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak bashkë me një rishpërndarje fondesh u miratuan edhe 200 milion lekë të vjetër për klubin Vllaznia.

Ende pa u gjetur përgjegjësit real dhe kur klubi është në një kaos, kësaj here anëtarët e këshillit, ndryshe nga mbledhjet e fundit u treguan krejt të qetë.

Të majtë e të djathtë ngritën kartonët jeshil duke dhënë të tjera para edhe pse Vllaznia pati një dështim të madh siç është rënia nga Superliga.

 

Artikulli paraprakVELIPOJË, MANASTIRLIU: SHPËTUAM 230 JETË NË PLAZHE
Artikulli tjetërVETËHELMOET ME FOSTOKSINË 57-VJEÇARJA