Brenda një kohe të shkurtër këshilli bashkiak i Shkodrës pritet që të vendos për shitjen e aksioneve të klubit të futbollit Vllaznia. Kryetarja e bashkisë Shkodër

Voltana Ademi deklaroi se procesi i privatizimit të Vllaznisë është drejt fundit dhe kërkon që sa më shpejt ta përmbush këtë premtim të saj, aq më tepër që Vllaznia do jetë në pozita më të mira duke qenë se është drejt ngjitjes në Superligë.

Kryebashkiakja shprehet se procesi për privatizimin e Vllaznisë do ketë një konkurencë transparente dhe larg politikës. Ademi shprehet se ka interesim për privatizimin e Vllaznisë ndërsa vendimin final thotë se do ta ketë në dorë këshilli bashkiak i Shkodrës.

Përgatitjen e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm në Superligë kryebashkiakja Ademi e quan një sfidë ndërsa tregon se stafi ka nisur punën më herët se vitet e kaluar duke menduar për ekipin e ardhshëm.

Vllaznia momentalisht ndodhet në Kategorinë e Parë por pothuajse ka siguruar daljen në Kategorinë Superiore me shpresën që të ndryshojë paraqitjen e saj në rast se përfundon me sukses procesi i privatizimit, një proces që në mbledhjet e këshillit bashkiak më përpara është shoqëruar me debate.

Artikulli paraprakSHKOLLA “LIRIA” MBLEDH USHQIME PËR TË VARFËRIT
Artikulli tjetër69 VATRA ZJARRI PËR 22 DITË, ÇAKO FAJËSON BASHKITË