Ndryshe nga ndeshja e kupës Vllaznia ka arritur që të fitojë ndaj Burrelit në javën e dytë të kampionatit për kategorinë e parë. Kuqeblutë fituan 2-0 edhe pse luajtën në transfertë.

Vllaznia ishte më e qetë sepse gjeti golin e avantazhin që në minutën e 3′ me anë të Zogaj. Pjesa e parë u mbyll 0-1.

Në 45 minutat e dyta Burreli mundohet të sulmojë por në fund harron mbrojtjen dhe aty përfiton braziliani i Vllaznisë Zhunjior që në minutën e 93 realizon golin e dytë dhe i jep fitoren shkodranëve.

Pas dy javëve të para Vllaznia ka 6 pikë ndërsa ndeshjen e ardhshme pret rivalin direkt për daljen në superligë, Dinamon

Artikulli paraprakHEQJA E POLICISË NGA STADIUMET SJELL DËSHTIMIN E PARË, SHTYHET NDESHJA KËLCYRA-TEPELENA
Artikulli tjetërHIPËN NË ÇATINË E QENDRËS TREGTARE PËR NJË SELFIE, HUMB JETËN 15 VJEÇARI