Pavarësisht dëshirës për të marrë pikë edhe në ndeshjen e tretë të këtij sezoni ndaj Korabit, “Vllaznia B” nuk ia ka dalë. Ajo është mundur me rezultatin 0-1 në takimin e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin e qytetit të Peshkopisë.

Fatin e ndeshjes e ka vendosur goli i shënuar nga Taku që në minutën e 20-të të takimit. Më pas, pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, nuk ka patur gol tjetër. Takimi I Korabit me Vllaznia B ka qënë mjaft e rivalizuar dhe e karakterizuar nga një luftë e ashpër në mes futbollistëve të të dy ekipeve e këtë e tregon edhe numri i madh i kartonëve të marrë.

Nga “Vllaznia B” janë ndëshkuar në këtë takim tre futbollistë dhe pikërisht Borshi, Balaj dhe Isufi. Ne fundin e ndeshjes ka patur tension ne mes futbollisteve te te dy skuadrave dhe portieri i Korabit eshte ndeshkuar me karton te kuq. Nga ku kanë shpërthyer në akuza, për presion dhe ofendime, si dhe kërcënime me jetë.

Ka qënë trajneri Ervis Kraja, I cili ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin e Korabit, Femi Mëziun: “Mëziu ka ofenduar gjatë gjithë ndeshjes, lojtarët dhe mua personalisht, me fjalorë të papërshtatshëm ku është futur edhe në fushë, ai bashkë me zyrtarë të tjerë, duke ushtruar presion dhe duke kërcënuar kapitenin e skuadrës sonë, Enes Isufin, duke i thënë “të fus plumbin”.

Këtë që na ka ndodhur në Dibër nuk do ta falim, do ta çojmë Mëziun në Prokurori, është i gjithë ekipi dëshmitar. Edhe arbitri bën mirë të flasë, sepse edhe ai ka marrë ofendime e kërcënime” është shprehur më tej Kraja.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Klubi I Futbollit Vllanzia nga ku ka kërkuar që FSHF duhet të dënojë dhunën e nodhur në Peshkopi dhe marrjen e marave ndëshkimore.

 

Artikulli paraprakGJOKA: MUNGESA E MALOTËS PROBLEM PËR NE
Artikulli tjetërVLLAZNIA NDAJ KUKËSIT NJË NDESHJE NDRYSHE