Me ndeshjen e zhvilluar në Tuz përballë Deçiçit, Vllaznia ka mbyllur serialin e miqësoreve për këtë prag sezoni.

Bilanci është pozitiv, ndërsa janë siguruar tri fitore dhe janë barazuar tri të tjera. Asnjë humbje jep shpresa. Testi i fundit ishte i gjashti në radhë për shkodranët dhe i fundit për këtë verë.

Kuqeblutë kanë mposhtur Kastriotin 4-0, Tërbunin 1-0 dhe Petnjicen 10-0, sakaq kanë barazuar me shifrat 1-1 me Laçin, Besëlidhjen dhe Deçiçin. Edhe golavarazhi është i kënaqshëm, ndërsa janë realizuar 18 dhe janë pësuar vetëm 3.

Tashmë e vetmja gjë që pritet është që të shohim se si do të reagojë ekipi i Cungut në një ndeshje zyrtare, kur përballë do të kenë Lushnjën, e ngjitur rishtas në Kategorinë Superiore.

Artikulli paraprakMESAZHET E SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS
Artikulli tjetërDUHANPIRJA TEK TË RINJTË, FLASIN MJEKËT