Drejtuesit më të lartë të klubit Vllaznia bashkë me bordin drejtues kanë vendosur që të marrin jo më shumë se 5 futbollistë në total në radhët e kuqebluve.

Dëshira e madhe e drejtuesve është për të rikthyer disa prej futbollistëve shkodran tek Vllaznia por edhe pse me disa prej tyre kanë nisur bisedimet ende asgjë nuk është vendosur. Teksa po bëhen bisedime me shkodranët, nuk janë të përjashtuar as futbollistët e huaj. Burime pranë kuqebluve bëjnë me dije se në fokus është edhe tregu i huaj edhe pse nuk është më i preferuari. Ditët e fundit në lëkundje për të hedhur firmën janë edhe dy mbrojtësit Cicmil dhe Vrapi duke qenë se pretendojnë shuma më të mëdha nga sa u janë ofruar realisht. Në rast se me këta lojtarë nuk arrihet akordi e po ashtu edhe disa prej lojtarëve shkodran të preferuar nuk pranojnë të vijnë tek Vllaznia atëherë do të synohet që të gjehen lojtar në tregun e huaj. Disa lëvizje kanë nisur edhe në këtë aspekt në mënyrë që gjërat të jenë gati dhe asgjë të mos lihet për në momentin e fundit. Qoftë shkodran apo të huaj, buxheti për Vllazninë është deri në 5 futbollistë ku mund të pranohen edhe kontrata më të larta nëse kanë cilësi dhe kualitete që nuk vënë në dyshim diskutimin për ekipin në sezonin e ardhshëm për mbijetesën. Në kërkim më shumë drejtuesit janë për një portier, mesfushor dhe një sulmues cilësor ku kuqeblutë kanë më shumë probleme. Në rast se Vrapi dhe Cicmil nuk firmosin atëherë Vllaznia duhet të mendojë edhe për të gjetur ndonjë mbrojtës. Kontaktet vijojnë brenda dhe jashtë vendit me futbollistë e menaxher të ndryshëm por deri më tani asgjë nuk është konkrete dhe zyrtare.

Artikulli paraprakHAJMEL, PASTROHEN KANALET VADITËSE PAS 25 VITESH
Artikulli tjetërPOLICIA ASGJËSON 900 BIMË TË DYSHUARA SI CANNABIS SATTIVA