STAFIT TEKNIK E DREJTUESIT NUK SHIKOJNË PAS. Skuadra e Vllaznisë është e fokusuar për ndeshjen e radhës në Superligë ndaj ekipit të Teutës. Ndeshjen e shumë përfolur ndaj skuadrës së Kukësit, duket se është lënë pas krahëve.

Siç mësohet, drejtuesit i kanë kërkuar stafit teknik dhe lojtarëve të përqendrohen në takimin e fundjavës për vetë rëndësinë e kësaj përballjeje. Në fakt çdo përballje me durrsakët ka shfaqur gjithmonë një interes të madh për vetë historinë e këtyre dy ekipeve. Të dy ekipet vijnë pas aludimeve për toelrime në përballjet respektive. Teutës do ti duhet të mbyllë shumë zëra për trukim, pasi u pa qartë teatri që u bë ndaj Flamurtarit. Nga ana e tjetër Vllaznia dhe lojtarët e saj gjatë gjithë këtyre ditëve janë shprehur se gabimet e bëra ndaj Kukësit kanë qenë njerëzore dhe nuk ka patur tolerime. Kio sfidë do të reflektojë më shumë mundësi dhe në rezultat ndaj dhe Vllaznia do të kërkojë të përfitojë nga kjo situatë. Në qoftëse më të vërtetë skuadra nuk ka bërë asnjë lëshim me kuksianët, fitorja nuk do të ishte një surprizë pr atë që treguan në takimin e parë në “Loro Boriçi”. Stafi teknik dhe në stërvitjet që po realizon është shfaqur shumë i qetë. Trajneri Baldo Raineri ka përgëzuar që në konferencë për shtyp skuadrën e tij menjëherë pas ndeshjes për nivelin e mirë të lojës dhe premtoi se do të hyjë për fitore ndaj durrsakëve. Përsa i përket formacionit, nuk pritet të ketë ndryshime nga takimi i parë me Kukësin. Për mesfushorin Gilman Lika akoma nuk mund të thuhet në qoftëse do të jetë i gatshëm, pasi është duke vijuar stërvitjen e tij të diferencuar. Gjithsesi, situata në kampin shkodranë duket optimiste paarësisht zhvillimeve të ditëve të fundit.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/gggD6pQPa6g” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakZHVILLOHET KAMPIONATI I SHAHUT PËR FËMIJË
Artikulli tjetërBERISHA: VENDI DUHET TË SHKOJË NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME