Vllaznia në futboll per femra arriti që të kualifilohet mes 32 ekipeve më të mira të Europës në Ligën e Kampionevve. Ky rezultat per trajnerin e Vllaznisë Nikolin Lekaj është një ëndërr që bëhet realitet.

Trajneri Lekaj shprehet se kualifikimi ishte një mision i vështirë.Ka ardhur momenti që tek futbolli i femrave tashmë të ketë një mbështetje më të madhe.

Vllaznia ka njohur edhe kundërshtarin në fazën me eleminim direkt që do të jetë Fortuna Hjorring e Danimarkës. Trajneri Lekaj e cilëson si një kundërshtar të fortë.

Ndeshja e parë Vllaznia-Fortuna në futbollin e femrave do të luhet me 11 ose 12 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkoder dhe takimi i kthimit pas dy javësh. Vajzat shkodrane synojnë një paraqitje sa më pozitive.

Artikulli paraprakEDICIONI I DHJETË I “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”
Artikulli tjetërPD DEGA SHKODER,THIRRJE RAMES:MOS LUAJ ME ZJARRIN,MOS LUAJ ME SHKODREN !