Vllaznia lë pas ngërçin psikologjik dhe fiton 1-0 me Teutën por për trajnerin e kuqebluve Armando Cungu kjo fitore nuk është varkë shpëtimi. Sipas tij Vllaznia nuk ishte e mbytur edhe pse numëronte 4 ndeshje pa fitore.

Tekniku Cungu u shpreh se ekipi kuptoi situatën dhe arriti të reagojë pas humbjes surprizë me Laçin. Nga ana tjetër trajneri i Teutës Roberto Çevoli mendon se arbitri penalizoi ekipin e tij. Një mbrojtës për të qetësuar Vllazninë. Kuqeblutë kanë lënë pas ndeshjet pa fitore dhe janë rikthyer për të marrë 3 pikët përballë Teutës. Ka mjaftuar një gol i Vrapit në minutën e 41 përmes një goditjeje dënimi që Vllaznia të sigurojë fitoren. Për trajnerin Cungu Vllaznia nuk ishte e mbytur ndaj kjo fitore nuk është varkë shpëtimi. Tekniku Cungu vazhdon të thotë se në Shkodër ka dashakeqës ndaj Vllaznisë por nuk preferon të mos japë emra duke i mbajtur brenda vetes… Në anën tjetër trajneri i Teutës Roberto Çevoli e ka me arbitrat por pa mohuar lojën e Vllaznisë Pas fitores me Teutën Vllaznia fle e qetë në mesin e tabelës me 10 pikë ndërsa pret një kalendar të vështirë. Në mesjavë është ndeshja e Kupës me Kamzën e më pas dy transfertat e kampionatit me Tiranën dhe Kukësin për t’u rikthyer në shtëpi me të kuqtë e Partizanit.

Artikulli paraprakMINISTRJA KODHELI PROMOVON NJERIUN QE NDERTOI URAT “BAILEY”
Artikulli tjetërSPIUNOHET NGA FQINJET ITALIANE,POLICIA I GJEN SHQIPTARIT KOKAINE DHE MARIJUANE