Vllaznia ka arritur që të fitojë ndeshjen miqësore të radhës ndaj Otrantës të ulqinit në Malin e Zi.

Gocaj shënoi golin e parë në pjesën e parë ndërsa Manuka golin e dytë në 45 minutat e dyta. Pas ndeshjes trajneri Armando Cungu u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit. Cungu foli edhe për lojtarët në provë. Nota pozitive mori i riu Hebaj ndërsa malazezi Kallaçeviç nuk la shenjë. Cungu tha se për momentin portieri i ri Alen Sherri është larguar drejt Italisë në një formë huazimi me një ekip atje. Sa i përket merkatos tekniku i Vllaznisë vazhdon që të ketë kritika duke qenë se ende nuk ka lojtar cilësor ndërsa tha se kërkohet një mesfushorë qendre dhe një sulmues.

Artikulli paraprakRRITEN TAKSAT DHE TARIFAT PËR INVALIDËT E PUNËS
Artikulli tjetërAKSIDENT NË RRUGËN E VELIPOJËS