Rënia nga Kategoria Superiore ka bërë që klubi i futbollit Vllaznia të bënte një deklaratë për shtyp duke kërkuar ndjesë për shokimin që u kanë shkaktuar të gjithë tifozëve të kësaj skuadre.

Përveç kësaj u morën edhe masa ndëshkimore siç edhe u paralajmërua nga klubi ku lojtarët janë penalizuar më mës dhënien e dy muajve të fundit.

Por duke marrë parasysh edhe faktin që Vllaznia ishte ndër ekipet që kanë pasur një buxhet të bollshëm për sezonin 2017-2018 në karahasim me skuadrat e tjera dhe ranë nga kategoria për shume kënd kjo dramë ka ardhur edhe si fakt i keq menaxhimit që i kanë bërë këtij klubi.

Në komunikatën që u është shpërndarë futbollistëve u bëhet e ditur se rënia nga kategoria ka shkaktuar një problem të madh moral dhe ekonomik jo vetëm klubit por edhe tifozëve.

E meqë futbollistët u ndëshkuan dhe madje janë edhe paralajmëruar se do të rishikohen pagat e atyre që do të vazhdojnë të jenë pjesë e kuqebluve po vetë drejtuesit e ekipit më të vjetar të futbollist shqiptarë a i kanë bërë vetes një autokritikë pasi për tu vet-ndëshkuar kjo gjë duket e parealizueshme.

Natyrisht që deri më tani asnjëra e as tjetra nuk ka ndodhur. Vetë kryebashkiakja e Shkodrës dhe njëkohësisht presidentja e Vllaznisë Voltana Ademi si dhe drejtuesit e klubit duhej që minimalisht të mos mjaftoheshin me një deklaratë duke kërkuar ndjesë publike por të dilnin vetë e ti thonin ato fjalë port ë lart përmendurit zgjodhën të mbanin heshtje totale.

Janë miliona para të hedhura dëm aq sa ndonjë ekip tjetër në Shqipëri mund të shpenzonte ato për të dalë dy herë kampion e jo për të rënë në një kategori më poshtë.

 

Artikulli paraprakKALIM I PALIGJSHËM I KUFIRIT, NË PRANGA NJË PERSON
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-17 SHKON NË FINALE ME BESËN