Përfundimisht trajneri Armando Cungu dhe lojtarët e Vllaznisë bashkë me stfain e tifozët mund të rrinë të qetë.

Vllaznia edhe matematikisht ka shpëtuar nga rënia prej Superligës. Edhe pse shkodranët kanë humbur 1-0 ndaj Tiranës në transfertë kanë siguruar mbijetesën sepse Bylis ka barazuar 0-0 ndaj Flamurtarit. Pas javës së parafundit Vllaznia ndodhet në kuotën e 36 pikëve ndërsa Bylis ka 32 pikë çka do të thotë se cilido që të jetë rezultati në javën e fundit, shkodranët janë të shpëtuar. Në sfidën përmbyllëse Vllaznia pret pikërisht Bylisin. Tashmë pas kësaj jave kuqeblutë kanë mundësi që të ruajnë vendin e tretë se Laçi humbi me Teutën në transfertë. Në ndeshjen Tirana-Vllaznia ka mjaftuar një gol i Bakaj për t’i dhënë fitoren vendasve. Ka qenë minuta e 51’ kur Bakaj ka realizuar një supergol përballë kuqebluve duke i dhënë 3 pikët Tiranës. Vllaznia ka patur mundësi për të shënuar por kuqeblutë nuk kanë konkretizuar duke e humbur këtë sfidë. Tashmë kuqeblutë do të duhet që të fillojnë të mendojnë për sezonin e ardhshëm në mënyrë që kjo skuadër të mos e diksutojë më mbijetesën. Vllaznia vitet e fundit ka vuajtur pothuajse në çdo sezon duke rrezikuar ndjeshëm rënien nga Superliga. Trajneri Cungu e ka bërë të qartë se në rast se nuk ndërtohet një ekip ndryshe që nuk diskuton mbijetesën mund të largohet nga Vllaznia çka do të ishte një humbje e madhe për këtë skuadër.

Artikulli paraprakKORABI NE SUPERIORE MUND ADEN NE SHKODER
Artikulli tjetërSERIA A, JUVENTUS SHKATERRON SAMPDORIAN DHE MERR TROFEUN