Perfundon 2-0 takimi i futbollit Teuta – Vllaznia qe u luajt ne stadiumin “Niko Dovana” ne Durres.

Pjesa e pare ka perfunduar me rezultatin 2-0 per vendasit qe ne minuten e 32-te kaluan ne avantazh me ane te Hrkac, ndersa ne minuten e 46-te shenuan golin e dyte me ane te Hakajt.

Me kete rezultat perfundoi i gjithe takimi .Vllaznia zhvilloi ne ndeshje te dobet, me paqartesi mes reparteve dhe vetem 20 minutat e para te takimit u duk sikur po i afrohej portes kundershtare.

Pastaj gjithcka foli per vendasit qe ishin me te qarte dhe shfrytezuan maksimalisht gabimet e Vllaznise .

Sulmet e shkodraneve ne pjesen e dyte te takimit ishin pa fantazi dhe te lexueshem, duke bere qe mbrojtja kundershtare ti perballonte me sukses e te mos lejonte qe te shenohej ne porten e saj.

Artikulli paraprakTRAFIK ARMËSH DREJT SHQIPËRISË, KAPET KOSOVARI ME TRE PISTOLETA NË XHUP
Artikulli tjetërKRYESIA E PD PËR STATUTIN, IMAMI: TË PËRCAKTOHET KUR JEP DORËHEQJEN KRYETARI