Vllaznia ka nisur të marrë formë me ardhjen e Hasanit dhe Likës, por megjithatë afrimet e futbollistëve nuk pritet të ndalen këtu.

Drejtuesit e klubit kanë ndër mend që të marrin edhe 2-3 lojtarë të tjerë dhe përpjekjet për të realizuar këto lëvizje në merkato vazhdojnë. Garancia financiare që ka dhënë bashkia Shkodër është në tregues i mbarëvajtjes së punës dhe për këtë arsye, drejtuesit dhe stafi teknik po vijojnë bisedimet me lojtarët që dëshirojnë të kenë në skuadër. Tashmë prioritetet janë të fokusuara te gjetja e një sulmuesi cilësor dhe e një qendërmbrojtësi. Por, emri më i fundit që ka dalë në skenë është edhe ai i portierit Stivi Frashëri, për të cilën kuqeblutë interesohen ta kenë në ekip.

Artikulli paraprak160 RASTE NË DITË NË URGJENCËN E SPITALIT
Artikulli tjetër“ZHDUKEN” BYZYLYKËT ELEKTRONIK NGA MINISTRIA E DREJTËSISË