Klubi i Futbollit Vllaznia ka mësuar prej burimeve të ndryshme se ndeshjen e sotme Vllaznia- Korabi, do të jenë tre arbitra të kolegjiumit të Gjirokastrës me një kryesor që sipas informacioneve tona, arbitron për herë të parë në Superligë.

Sigurisht që ne i urojmë suksese në karrierën e saponisur dhe absolutisht nuk kemi asgjë me të dhe po ashtu asnjë lloj paragjykimi për mënyrën si do të arbitrojë.Por nga ana tjetër, mendojmë se nuk është logjike që një arbitër gjirokastrit të drejtojë Vllazninë e cila është në konkurrencë me Luftëtarin e Gjirokastrës për vendin e katërt në renditjë. Pyetja jonë është: Çfarë do të kishin menduar drejtuesit, futbollistët dhe tifozët e Luftëtarit nëse në takimin ndaj Skënderbeut do t’i arbitronte një shkodran? Pavarësisht këtyre gjërave, urojmë dhe shpresojmë që arbitrimi të mos ketë asnjë problem në takimin tonë ndaj Korabit dhe i urojmë suksese në karrierën e saponisur arbitrit gjirokastrit.

Artikulli paraprakMETA HEQ DORË NGA KREU I LSI-SË. DO JEM KRYETAR KUVENDI DERI MË 23 KORRIK
Artikulli tjetërBASHA: 18 QERSHORI U ASGJËSUA SI DATË LIGJORE PËR ZGJEDHJE