Bordi i Vllaznisë ka zhvilluar një mbledhje për të disktuar shumë prej çështjeve të klubit kuqeblut.

Nga sa mësohet në këtë mbeldhje të bordit që vjen pas një kohe të gjatë janë shikuar shpenzimet e bëra nga periudha janar 2016 e deri në muajin e fundit. Në këtë mbledhje është thirrur për të sjellë shpenzimet e bëra edhe administratori Astrit Gjyrezi. Ky i fundit ka paraqitur gjithçka që është shpenzuar. Po ashtu është diskutar edhe për situatën që do të ndjekë ekipin në të ardhmen për të bërë të mundur që të arrihen sa më shumë afrime tek Vllaznia. Është folur edhe për vështirësinë që po vërehet deri tani në bisedimet me lojtarët e ndryshëm për të bërë të mundur ardhjen e tyre pranë ekipit të Vllaznisë. Vetë bordi në këtë mbledhje është shprehur se edhe në sezonin e ri nuk do të mungojë mbështetja financiare për klubin dhe këtë ato do të bajnë në disa forma për të cilat edhe po punohet. Një nga mbështjet kryesore të Vllanisë do të vijojë të jetë bashkia Shkodër. Shuma e akorduar prej saj në këtë start të përgatitjeve për sezonin e ri është afro 200 milion lekë të cilat nga sa është mësuar nuk do të jenë për të mbyllur një pjesë të parë të sezonit sëbashku me fazën përgatitore, por do të jenë në funksion të klubit vetëm për fazën përgatitore dhe për afrimet që do të bëhen. Në mbledhjet e këshillit bashkiak bordi i klubit mund të paraqesë një tjetër shumë si propozim për t’u miratuar më pas për klubin e futbollit Vllaznia dhe për të përballuar financiarisht dy fazat e para e po ashtu edhe për t’i paraprirë edhe përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit. Se cila do të jetë shuma që do t’i proporzohet këshillit bashkiak do të duhet që të zhvillohet një tjetër mbledhje e bordit.

Artikulli paraprakÇELET EKSPOZITA PERSONALE ME FOTOGRAFI NGA ALBAN XHAKAJ
Artikulli tjetërEKO MENDJE, “MBRËMJE VALLËZIMI” SI NË VITET 70-të