Më fund takimet e shumëpritura për të vendosur se cila do të jetë e ardhmja e Vllaznisë kanë nisur.

Një ditë më parë trajneri i Vllaznisë Armando Cungu ka ngjitur shkallët e bashkisë Shkodër për të zhvilluar një takim në praninë e kryetares së bashkisë Voltana Ademi dhe pjesës tjetër të drejtuesve të klubit kuqeblu. Nga sa mësohet ky takim ka zgjatur mbi dy orë në zyrën e kryebashkiakes me praninë edhe të teknikut Cungu. Burimë pranë mbledhjes së zhvilluar bëjnë me dije së në fokus ka qenë ndërtimi i Vllaznisë për sezonin e ardhshëm dhe vendosja e piketave për një ekip ndryshe që nuk do diskutojë më mbijetesën, si e vetmja kërkesë që ka tekniku Cungu për të vijuar për të qëndruar si trajner i Vllaznisë. Në këtë takim të shumëpritur mësohet se kryebashkiakja Ademi ka dhënë mbështetjen e saj maksimale dhe ka premtuar se do të bëjë çështë e mundur nga ana e saj për të patur një Vllazni tjetër siç dëshiron jo vetëm Cungu por të gjithë shkodranët e më gjërë. Ajo që mbetet një dilemë se si do të zgjidhet janë mundësitë ekonomike që ka bashkia për të ofruar gjithçka që kërkohet. Trajneri Cungu i ka bërë me dije kryebashkiakes dhe stafit drejtues se përveç garancisë së pagave për futbollistët dhe mënjanimit të vonesave të herë pas hershme kërkon që të sjellë në skuadër 4 futbollistë cilësor mes të cilëve edhe Çetkoviç. Në këtë takim të parë të zhvilluar mes palëve ka patur diskutime të gjatë për shumë çështje por jo ndonjë vendim të rëndësishëm çka do të thotë se projekti i Cungut është miratuar parimisht por mbetet për t’u parë ana financiare për lojtarët dhe kërkesat e teknikut kuqeblu. Në ditët në vijim mund të ketë një tjetër takim duke qenë se Vllaznia është ndër ekipet më të vonuara për përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Artikulli paraprakSIGAL, MBYLL FUSHATËN E KONTROLLIT SHËNDETËSOR FALAS NË SHKODËR
Artikulli tjetërARRESTOHET DREJTORESHA E QENDRES SE ZHVILLIMIT