Vllaznia është mundur me rezultatin 1-0 nga Tirana në ndeshjen e luajtur në “Selman Stermasi”, ndeshje e vlefshme për javën e parafundit të Abissnet Superiore.

Goli për Tiranën u shënua përmes një penalltie nga Rafael Silva në minutën e 15-të të takimit. Por në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 79-të Dodaj provon nga distanca por nuk arrin të finalizojë.

Pak minuta më vonë Mala lë me 10 lojtarë Vllazninë pas kartonit të dytë të verdhë. Por sikur të mos mjaftonte një karton i kuq për kuqeblutë, Vllaznia ndërshkohet me kartonin e dytë të kuq i cili ishte për Bajramin duke e lënë Vllazninë me 9 lojtarë dhe duke ia bërë më të lehtë fitoren Tiranës.

Artikulli paraprakMBYLLET PJESA E PARË E NDESHJES TIRANA-VLLAZNIA, 1-0
Artikulli tjetërPAKETA E MALEVE, MIRATOHEN EDHE 3 BASHKI TË TJERA, MINISTRI DEMO: PROCESI ËSHTË DREJT FUNDIT