Drejtuesit e klubit do të vijojnë punën për gjetjen e disa lojtarëve të tjerë për të forcuar Vllazninë për vitin që vjen.

Po mësohet se kërkimet po vazhdojnë për të gjitha repartet për të bërë të lumtur trajnerin Cungu. Nëse arrihet marrëveshja me Likën dhe me transferimin e Hasanit, mund të thuhet se merkatoja në repartin e mesfushës ka përfunduar.

Në portë dhe në mbrojtje, duket se Vllaznia ka mjaftueshëm alternativa për të përballuar edhe sezonin e ardhshëm dhe gjatë kësaj kohe pritet që të afrohet ndonjë lojtar për repartin e avancuar. Por tek Vllaznia gjatë kësaj të hëne ka ardhur në provë në Shkodër një sulmues boshnjak. Bëhet fjalë për Nedo Turkiç.

Ai është 27 vjeçar dhe 1 metra e 90 centimetra i gjatë. Gjatë karrierës së tij të deritanishme përveç në Bosnjë-Hercegovinë, ka luajtur edhe në Azerbajxhan, Kazakistan dhe Slloveni. Ky futbollist do të testohet për disa ditë nga ana e stafit teknik të Vllaznisë dhe madje mësohet se trajneri Cungu ka ndër mend të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje miqësore gjatë këtyre ditëve me qëllim që të shohë mirë aftësitë e këtij sulmuesi.

Artikulli paraprakISMAIL MORINA, FSHF: PO E NDJEKIM ÇËSHTJEN
Artikulli tjetërINVESTIGIMI I “THE SUN”: ME 900 PAUND SHQIPTARËT NË ANGLI ME AVIONË