Vllaznia ne pritje te shkodraneve ne basketboll. Sportistat shkodranё rrahin nё “Ramazan Njala” ish ekipin e tyre tё Vllaznisё.

Nё pёrfundim tё fazёs sё parё ekipi i Vllaznisё nё basketboll mban vendit i tretё duke u rёnditur pas ekipit tё Tiraёs dhe Teutёs sё Durrёsit. Kujtojmё kёtu se me kёto te dy ekipe Vllaznia ka edhe ngjarje pёr t’u shёnuar nё kёtё fazё. Me ekipin e Tiranёs nё ndeshjen e fundit lojtarёt dhe trajneri Gjecaj morёn edhe dёnim pёr sjelljen josportive tё tregur gjatё lojёs, dёnim i  cili ende nuk ka pёrfunduar. Ndёrsa me Teutёn e Durrёsit, me datё 21 dhjetor ekipi i Vllaznisё humbi, ndeshja u mbyll nё favor tё Teutёs 81 – 73. Protagonistёt e ndeshjes ishin Faslija dhe Shestani, tё dy basketbollista tё ekipit kombёtar dhe ish lojtarё tё Vllaznisё; larguar mё parё Shestani para dy vitesh dhe Faslija para njё muaji. Duke ditur se Bashkia e cila edhe financon per ekipin e basketbollit ashtu si edhe per cdo ekip dhe disiplinё tjetёr; iu drejtuam pёr t’u informuar nёse ёshtё e gatshme pёr t’i rikthyer kёto sportista. Pёrfaqёsuesit e Bashkisё u shrehёn tё gatshёm madje na sqaruan edhe ato i kanё ftuar tё ribёhen pjesё e ekipit. Nuk na mbetet vecse tё presim federimin e tyre nga Shoqata e basketbollit, duke shpresuar se tё gjithё e duam sportin njёlloj. Djemtё kampionё tё Shkodrёs duhet tё kthehen nё qytet, kjo ёshtё thirrja e sportdashёsve

Artikulli paraprakDEKRIMINALIZIMI, KQZ MBLIDHET NESËR PËR ROSHIN,SELAMIN E TAHIRIN
Artikulli tjetërSHISNIN DROGË NË BELGJIKË E PARATË I SILLNIN NË SHQIPERI. SEKUESTROHEN SHTËPI, DYQANE E TOKA.