Spostimi i ndeshjes së Vllaznisë me Lushnjen për të mërkuën e javës së ardhshme ka bërë që ekipi kuqeblu të ketë më shumë kohë në dispozicion të përgatitet.

Por pavarësisht intensitetit të stërvitjes të zhvilluar me dy seance stërvitore në ditë stafi trajnues u ka dhënë ditën e mërkurë pushim por ekipi do të jenë sërish në fushën e stërvitjes të nesërmen për t’u bërë gati për takimin e së dielës ndaj Teutës. Ky është një ballafaqim shumë i rëndësishëm në të cilin duhen marrë patjetër pikë ashtu siç bënë edhe durrsakët në fazën e parë të kampionatit kur fituan brenda në Shkodër me rezultatin 1-0 me golin e Çyrbjes. Gjithësesi në vazhdim ekipin e Vllaznisë e pret një kalendarë i ngjeshur ku do të luaj dy herë në javë në ditë të mërkure dhe të dielë.

Por gjatë këtyre ditëve të cilat janë mjaft të favorshme për kuqeblutë pasi gjatë kësaj përiudhe pritet edhe riaftësimi i plotë it re futbollistëve si Gocaj, Bardulla dhe Krymi të cilët kanë qënë të dëmtuar. Ndërkohë në pakinën kuqeblu bëhet me dije se pranë ekipit në stërvitje i është bashkuar edhe Samet Ruçi i cili është pjesë i ekipit të Vllaznia B.

Ky futbollist është i pozicionuar në rolin e mbrojtësit gjë e cila është një nga synimet e trajnerit Ernest Gjoka i cili është shprehur se është në kërkim të një lojtari të tillë e tashmë duket se kjo po realizohet Ruçi prej dy ditësh ka qenë në stërvitje dhe është vënë nën urdhërat e trajnerit të kuqebluve por mbetet për t’u parë nëse do të jetë pjesë e ekipit të parë apo jo.

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA NË KAMPIONAT SYNON VENDIN E DYTË
Artikulli tjetërRRUGA E VELIPOJËS, KAÇI SHPREHET OPTIMIST!