Vllaznia ka marrë një pikë në transfertën e Korçës, teksa është ndalur në barazimin 1-1 nga Skënderbeu. Sfida ishte e vlefshme për javën e dhjetë të Abissnet Superiore dhe është karakterizuar nga shumë raste të pastra shënimi, por edhe pretendime për penallti nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë ishte më e mirë për vendasit, të cilët pas disa mundësive të shpërdoruara arritën të kalojnë në avantazh me anë të Bismark.

Në pjesën e dytë, Vllaznia reagoi dhe arriti të rikthejë baraspeshën me kapitenin Bekim Balaj, duke e çuar rezultatin në 1-1. Takimi nuk mungoi as në polemika. Skënderbeu pretendoi për një faull në aksionin e golit të Balajt, ndërsa kuqeblutë kërkuan penallti në disa momente të ndeshjes. Në fund, asnjëra skuadër nuk arriti të bëjë diferencën dhe Vllaznia largohet nga Korça me një pikë në llogari.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBESËLIDHJA FITON NË TRANSFERTË NDAJ ORIKUT
Artikulli tjetërAKSIDENTI, PRONARI I BIZNESIT TREGON NGJARJEN