Një finale e vogël por jetike ishte ndeshja e Vllaznisë me Teutën në stadiumin “Loro Boriçi” e cila fatmirësisht u mbyll me dy gola të shënuar në favor të kuqebluve.

Pas përfundimi të këtij takimi i gjithë ekipi i Vllaznisë përveç urimeve që kanë marrë nga drejtuesit, tifozët e dashamirësit e sportit ata kanë marrë edhe një “dhuratë” të veçantë nga ish- presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj dhe deputeti Tom Doshi. Fushaj dhe Doshi kanë dhënë një premio prej 5000 € në favor të ekipit pas fitimit të ndeshjes. Kjo dhuratë vërteton edhe një herë më shumë se ish presidenti i Vllaznisë angazhohet për ti qendruar pranë skuadrës kuqeblu në këto momente të vështira duke ndihmuar por edhe synuar për të çuar ekipin aty ku meriton.

Tashmë ekipi i Vllaznisë është 4 pikë larg vendit që të dërgon në Kategorinë e Parë duke bërë që të shpresohet për një kthesë të skuadrës kuqeblu dhe rikuperimin e rezultateve pozitive.

Artikulli paraprakGJOKA: KËTË FITORE E MERITONIM
Artikulli tjetërSHQIPTARI ME DROGË NË MAKINË TERRORIZON VAJZËN 5 VJEÇARE PËR T’I IKUR POLICISË