Vllaznia në gjirin e saj ende nuk ka afruar një futbollist të ri për këtë sesion merkatoje.

Largimet kanë qenë të shumta dhe deri tani asnjëri prej tyre nuk është zëvendësuar por ditët e fundit po qarkullojnë zëra për afrimin e disa lojtarëve të njohur nga Superiorja.Emri më i përfoluar është ai i Edon Hasnit,ish mesfushori i Kukësit duket se është pranë rikthimit në qytetin dhe në ekipin ku nisi hapat e parë të karrierës.Sipas burimeve në klub dhe atyre pranë lojtarit duke se marrëveshja është në rrugën e duhur për konkretizim brenda pak ditësh.Duket se edhe vetë Hasani ka mbetur i kënaqur nga oferta e Vllaznisë dhe dëshiron rikthimin.Nje tjetër emër i lakuar është ai i mesfushorit të Tiranës,Erando Karabeci.Drejtuesit e Vllaznisë kanë vënë në fokus mesfushorin kryeqytetas i cili zbriti një kategori më poshtë me Tiranën dhe ofertat në drejtim të tij kanë qenë të shumta.Por pista Karabeci duket e vështire për tu arritur pasi dëshira e lojtarit është që fillimisht të luajë në kupat e Evropës me ekipin e Tiranës.Duket se Vllaznia po fillon dhe lëvizë në merkato për krijimin ë një ekipi sa më solid për sezonin e ardhshëm.

Artikulli paraprakNIS MONITORIMI ‘NON STOP’ NGA POLICIA E KUFIRIT KUNDËR TRAFIKUT TË DROGËS
Artikulli tjetërMALËSIA E MADHE, FRYMË FITOREJE PËR PD,ULDEDAJ E KOKAJ TAKIM ME BANORET E ZONES