ILIR DIBRA ZGJIDHET NDIHMËS TRAJNER, VILDAN TUFI PËRGATITËSI ATLETIK. Drejtuesit e Vllaznisë kanë miruatur ditën e martë dhe emrat e rinj të cilët kanë plotësuar stafin teknik të skuadrës shkodrane.

Kështu në pozicionin e ndihmës trajnerit është vendosur Iliri Dibra, ish-futbollist i Vllaznisë, ish-trajner i ekipeve të akademisë, Tërbunit të Pukës dhe së fundmi drejtori ekipin e futbollit të femrave “Juban-Danja”. Ndërsa në pozicionin e përgatitësit atletik është vendosur Vildan Tufi. Kështu Vllaznia tashmë plotësohet me trajnerin Luan Zmijani dhe trajnerin e portierave Avenir Dani të vendosur javën e kaluar. Emrat e miratuar nga bordi drejtues i ekipit, janë propozuar nga trajneri i parë. Drejtuesit e skuadrës më pas ia kanë kaluar përmiratim anëtarëve të bordit ku dhe tashmë çdo gjë është zyrtarizuar. Ndërkohë që prezantimi I tyre do të bëhet dhe përpara mediave. Tashmë Vllaznia është e plotë dhe pas fitores së arritur ndaj Partizanit bën që optimizmi të jetë akoma më shumë. Me interes pritet aktivizimi i të rinjëve, të cilët kanë filluar të japin dhe kontributin e duhur në rezultatet e ekipit. Çinari që shënoi golin ndaj Partizanit por dhe të tjerët premtojnë për një të ardhshme të suksesshme të skuadrës. Zmijani e Dibra do të jenë tashmë dy emrat të cilët do të bëjnë dhe lëvzijet e tyre në formacion për të fituar sa më shumë futbollistë të rinjë për sezonin e ardhshëm.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/A_fOQB8aBpI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakURA E BARDHAJVE, DEGRADIMI VAZHDON
Artikulli tjetërÇËSHTJA “DOSHI”, DRITAN PRIFTI DËSHMON NË PROKURORI