Duket se Vllaznia ka nisur bisedimet për të gjtur zëvendësuesin e Shtubinës ku mendohet se do të jetë një tjetër shkodran dhe një emër jo i panjohur për skuadrën kuqeblu bëhet fjale pikërisht për mesfushorin Gilman Lika.

Sipas disa burimeve bëhet e ditur se me Likën është takuar administartori Gjyrezi por akoma nuk dihet nëse të dyja palët kanë rënë dakord. Por Vllaznisë i është bashkuar një tjetër lojtar ku fillimisht ai do jetë në provë. Ai është Alban Ramadani, një futbollist me origjine nga Kosova dhe luan ne rolin e mesfushorit. Ramadani ka luajtur më përpara me ekipin e Padovas në Seria B, ndërsa sezonin e fundit ka qënë pjesë e ekipit të Kiasos në Zvicer.

Ramadani do qëndrojë disa ditë në provë tek Vllaznia dhe pastaj përgjigjen përfundimtare për këtë lojtar do e japë Armando Cungu nëse do të ketë ose jo pjesë e skuadrës shkodrane. Që në ditët e para kur merkato e verës ka nisur janë përmendur disa e emra nga ku asnjëri për momentin nuk është konfirmuar si pjesë e Vllaznis.

Objektivi i klubit është i qartë, për të marrë maksimumi 4-5 lojtarë, ku në këtë numër parashikohen që dy apo tre të jenë shkodranë. Vllaznia pritet që të nisë fazën intensive e përgatitjeve javën e fundit të korrikut për sezonin e ri ku mendohet se këtë fazë përgatitjeje ta zhvillojë në Berane të Malit të Zi por kjo akoma nuk është konfirmuar pasi kjo gjë varet nga fostot financiare. Deri atëherë shpresohet që skuadra të jetë plotësuar me lojtarët e duhur dhe të mos kemi të njëjtën perorfmancë si ajo e sezonit të kaluar.

Artikulli paraprakM.MADHE, BASHKËPUNIM ME SHOQERINË CIVILE
Artikulli tjetërTENTON TË VRASË PUNËTORËT E RIKONSTRUKSIONIT TË RRUGËS LALËZ- BIZË ,ARRESTOHET