Vllaznia në Taekwondo është një nga sportet që në Shkodër ka arritur marrjen e jo pak trofeve apo titujve kampion në kompeticione të ndryshme brënda dhe jashtë vendit.

Në datën 8 deri në 12 nëntorë në Turqi do të zhvillohet kampionati Ballkanik ku dëshira për të marrë pjesë në këtë kampionat është tepër e madhe nga Vllaznia Taekwondo. Duhet theksuar se përgatitja e tyre është maksimale dhe pretendohet se në këtë kampionat mund të jenë pretendent për vendet e para gjithësesi problem kryesore për këtë ekip mbetet financa pasi vetë ekipi nuk mund ti përballojë këto shpenzime.

E duke marrë parasyshë që ditët për këtë aktiviete sa vijnë e afrohen ndjehet edhe ankthi i dështimit të shkuarjes së tyre në Turqi pasi as vetë bashkia Shkodër nuk u ka ofruar ndihmë financiare kjo gjë është pohuar edhe nga trajneri i Vllaznia Taekwondo Elion Puka. Tashmë edhe pse thuajse në limite kohore tek ekipi po shpresohet gjetja e ndonjë sponsori që tua mundësojë pjesëmarrjen e tyre në këtë kampionat .

Artikulli paraprakMËSUES PËR FËMIJË ME AFTËSI NDRYSHE
Artikulli tjetërVLLAZNIA ANALIZË, POR FOKUSI TEK SKËNDERBEU