“Armando Cungu mbetet trajneri i Vllaznisë”. Ky është vendimi që është marrë bashkarisht në një takim mes drejtuesve të Vllaznisë, trajnerit Cungu dhe kryetares së bashkisë Voltana Ademi.

Ky takim është zhvilluar në zyrën e kryebashkiakes. Pas takimit administratori Astrit Gjyrezi bëri me dije konfirmimin e Cungut në pankinë dhe bisedimet që kanë nisur me 4 lojtarë të cilët janë dakord të veshin bluzën e Vllaznisë. Probleme financiare nuk ka shprehet administratori Gjyrezi ndërsa thotë se ka interesim nga donatorë të ndryshëm të afrohen tek Vllaznia. Tek Vllaznia do të ketë edhe lojtarë që huazohen ndërsa është bërë gati edhe një fazë përgatitore. Fillimisht ka qenë trajneri Cungu ai që është futur i pari në takim më pas kanë ardhur edhe pjesa tjetër e drejtuesve, drejtori sportiv Armir Grima dhe stafi teknik i Vllaznisë me Danin dhe zëvendëstrajnerin Madzar të cilët në praninë e kryebashkiakes Ademi kanë vendosur piketat për sezonin e ardhshëm.

Artikulli paraprak“SHKODRA, QYTETI KU DUA TË NDËRTOJ TË ARDHMEN”
Artikulli tjetërSHQIPËRIA MUNDET NË TESTIN PARA EUROPIANIT