BEQIRI: MUND TË PRETENDOJMË EUROPËN ME FITIMIN E KUPËS. Vllaznia mund të synojë një pjesëmarrjen në Kupat e Europës, vetëm nëpërmjet Kupës së Shqipërisë. Objektiv ky që mund të synohet dhe realizohet sipas kapitenit të Vllaznisë, Elvin Beqiri në qoftëse skuadra do të vijojë të mbajë ritmin e ndeshjeve të fundvitit. Ndërkohë në lidhje me merkaton, Beqiri beson se situata do të shkojë mirë, dhe çdo lojtarë i Vllaznisë do të dëshironte përforcime cilësore për vazhdimësinë e sezonit.

Vllaznia ditën enjte do të niset drejt Malit të Zi për të zhvilluar fazën përgatitore. Siç mësohet në Mal të zi gjatë ditëve të stërvitjes pritet ti bashkohen skuadrës disa lojtarë të huaj për provë, që do të testohen. Ekipi për 10 ditë do të qëndrojë atje me qëllimin kryesorë rritjen e përgatitjes fizike dhe teknike të lojtarëve. Përsa i përket lojtarëve të huaj, vetëm sulmuesi Soza do të jetë pjesë e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Përsa i përket lojtarëve të rinj, janë shumë mundësi që po diskutohen, ku një ndër më kryesoret pritet ajo e huazimit në disa ekipe të tjera. Por këto lëvizje do të jenë peng dhe i disa ditëve të tjera .

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/XtLk_KFi9Yk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakINTERI NDAL JUVENTUSIN NË TORINO 
Artikulli tjetërZGJEDHJET, KANDIDATËT NË GRUPIN E PS