Që nga paraditja e sotme ka nisur shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Teuta e cila do të luhet të dielën pasdite në stadiumin “Loro Boriçi”.

Interesimi për këtë ndeshje duket i madh për vetë rëndësinë që ka ky takim, i vlefshëm për javën e dytë të kampionatit të Superligës. Për këtë arsye, edhe numri i tifozëve në shkallët e stadiumit pritet të jetë i konsiderueshëm.

Nayrisht që një favor për këtë gjë është edhe çmimi i ulët i biletave që klubi Vllaznia ka aplikuar për këtë ndeshje. Një biletë për dy tribunat pas porte por edhe atë përkarshi, kushton vetëm 200 lekë të reja ku bëhet me dije se sportelet e biletave do të jenë në dispozicion të tifozëve deri deri sa të fillojë përballja në mes këtyre dy ekipeve.

Me këtë çmim padyshim që pritet të ketë shumë tifozë ndërkohë që ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me atë nëse do të ketë tifozë të Teutës apo jo.

Artikulli paraprakIKËN SEZONI VEROR, MBETET TRAFIKU
Artikulli tjetërINVESTIMI NË RRUGËN E DRAÇINIT