KUQEBLUTË BARAZOJNË 1-1, PRITEN MASA NDËSHKUESE
Ka degjeneruar në një situatë kaotike dhe lufte ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës. Përveç startit të këtij takimi i cili ka qenë tej maset në një atmosferë festive, në fund të ndeshjes çdo gjë ka degjeneruar në dhunë mes tifozerive përkatëse.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, teksa ksuadra shkodrane po fitonte 1-0, tifozët e tiranës kanë hedhur sende të forta në fushën e lojës. N isur nga kjo presidenti i Tiranës Refik Halili ka tentuar të qetësojë tifozët e Tiranës, por është goditur me sende të forta duke i shkaktuar disa dëmtime në kokë po nga tifozët e Tiranës. Pas precipitimit të situatës ka ndërhyrë FNSH në ambientet e stadiumit, ndërsa mjekët e ekipit të Vllaznisë i kanë dhënë ndihmën e parë Presidentit të Tiranës. Incidenti ka sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, deri sa është qetësuar gjendja për të rinisur më pas. 

Nga përleshja ka mbetur i plagosur edhe katër policë. Efektivët e plagosur janë Pjetër Bungaja, Agim Lohja, Tahir Lekndreu, Gjergj Dodani. Mes të plagosurve raportohen edhe 3 fëmijë të moshës 10-12 vjeç. Ndërsa, i plagosur ka mbetur edhe një tjetër tifoz, Ismet Osmani 40 vjeç, i afërm i njërit prej futbollistëve të Shkodrës, i cili dyshohet se është goditur me thikë nga tifozët e Tiranës.  E ndërsa në fund ndeshja përfundoi 1-1, përleshja mes dy tifozerive vazhdon edhe jashtë ambienteve të stadiumit. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët e Tiranës janë hedhur në fushë, ndërsa kanë thërritur “e pushtuam” e “pushtuam”, po kështu janë thyer stolat dhe provokuar tifozët e Vllaznisë. Tifozeria e Tiranës ka ngelur brenda stadiumit, pasi stadiumi është pushtuar nga tifozët e Shkodrës. Por situata mund të rëndohet, pasi tifozët shkodranë nuk po largoheshin nga rrethimi i stadiumit.
 

Star Plus ka ndjekur nga afër ne spital dhe gjendjen e të plagosurve. Ndërkohë që ka vijaur sërish në stadium me pamjet e tifozëve të cilët nuk janë larguar madje kanë tentuar të ushtrojnë dhunë dhe ndaj mediave që ishin të pranishëm. Në këtë moment është dashur sërish ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Në komunikatën e dhënë për media Policia e Shtetit ka theksuar se janë marrë masa për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë të gjitha masat për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të akteve të dhunës. Po ashtu do të ndërmerren masa ligjore dhe ndaj organizatorëve të aktivitetit. Ndërkohë për garantimin e sigurisë së tifozëve të ekipit të Tiranës janë marrë masa për shoqërimin e tyre me forca të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Në konkluzion të gjithë kësaj ngjarjeje janë plagosur rreth 20 përosna dhe katër fektivë të policisë së Qarkut Shkodër. Ndërkohë që në ditët në vijim do të pritet se çfarë masash do të merren në drejtim të Vllaznisë dhe stadiumit “Loro Boriçi”. Por sigurisht duhet thënë e vërteta që e gjithë dhuna në stadium është iniciuar nga tifozët e Tiranës.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/kEtnKeNJnAo” frameborder=”0″ allowfullscreen ] [iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/qTEaWEuXcH8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ] [iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/nOf-KVpq_Y8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ] [iframe width=”640″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/3mWU1_nvbho” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakLAJME NGA KRONIKA
Artikulli tjetërKOMISIONI I EKONOMISË SHKARKON FULLANIN