Ekipet e akademisë Vllaznia kanë marrë një barazim dhe një humbje me ekipet akademia të Tiranës që drejtohen nga ish-futbollisti i kombëtares Alban Bushi.

Skuadra e U-17 ka barazuar 0-0 në një ndeshje që duhej ta fitonte. Kuqeblutë 17 vjeçar edhe pse kanë tentuar nuk ia kanë arritur qëllimit ndërsa kryeqytetasit kanë befasuar jo pak me këtë barazim që kanë marrë në Shkodër ndaj një ekipi si Vllaznia. Pas këtij barazimi 17 vjeçarët shkodran vazhdojnë që të jenë në vendin e tretë me 31 pikë dhe duket se tashmë në këtë pozicion do ta mbyllin këtë kampionat sepse kanë 31 pikë dhe janë 9 pikë larg vendit të dytë ku është Tirana dhe 12 pikë larg vendit të parë ku është Shkëndija. Deri tani u-17 ka 9 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje me një golavarazh prej 33 golash të shënuar dhe 12 të pësuar. Ndryshe nga 17-vjeçarët skuadra e të rinjve ka arritur që të fitojë ndaj ekipit Akademia të Alban Bushit. U-19 ka fituar me rezultatin 3-1 duke qenë pretendente për titullin kampion edhe pse rivaliteti është i fortë. Është Blinishta për Vllazninë realizon golin e parë në minutën e 20-të pas një aksioni të bukur të shkodranëve ku sulmuesi shfaqet i vetëm dhe nuk e ka të vështirë te realizojë. Në pjesën e dytë në minutën e 60’ është sërish Blinishta që realizon golin e dytë për Vllazninë dhe të tijin personal në këtë ndeshje pas një tjetër aksioni model me pasime të shpejta. Vetëm 5 minuta kalojnë dhe miqtë nga Tirana ngushtojnë diferencën në 2-1. Një top krosohet dhe mbrojtja shkodrane harron Kovaçin që me godet me kokë duke ngushtuar diferencën e golave. Në minutën e 72’ për një goditje nga largësia Balaj tenton një krosim në zonë dhe një mbrojtës nuk merret vesh me portierin e tij dhe topi përfundon në rrjetë duke realizuar golin e tretë që vulosi fitoren. U-19 është në vendin e dytë me 40 pikë, një më pak se Shkëndija e vendit të parë.

Artikulli paraprakSHKOLLA “ALI LAÇEJ” FESTON 7 MARSIN
Artikulli tjetërBIBLIOTEKA “MARIN BARLETI” KUJTON RILINDASIN FILIP SHIROKA